Skip to content

Dy të lënduar pas një aksidenti në Belsh, nisen për trajtim të specializuar në spitalin e Elbasanit

Foto ilustruese.

Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Belshit, ku janë lënduar dy persona.

Fillimisht dy të lënduarit u dërguan në spitalin e Belshit, por më pas janë nisur drejt spitalit të Elbasanit për të marrë trajtim më të specializuar.

Lëndimin e dy personave mësohet se e solli dalja nga rruga e automjetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb