Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes në zonën e Niklës, ndërkohë që e gjithë familja është marrë peng dhe është torturuar.
Burime bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Çangut, dhe e kanë lidhur dhe dhunuar atë, dhe më pas kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, që kapin shifrën e rreth 100 mijë eurove.
Në dëshminë e tij biznesmeni ka thënë se njëri prej autorëve ka qenë i veshur me uniformë policie.
Mësohet se Çangut i kanë prerë gishtin me gërshërë dhe i kanë shkaktuar dëmtime në kokë.
Çangu ka rrëfyer se personat e armatosur dhe me maska i kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar vazhdimisht kodin e kasafortës. Ata e kanë kërcënuar Çangun, i cili fillimisht ka bërë rezistencë, dhe më pas ata e kanë hapur kasafortën me kaçavidë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
