Deklarata e PD, Grida Duma dhe Gazment Bardhi
Padyshim fitorja e parë është fakti që ata treguan publikisht se nuk miratojnë dot një komision hetimor se e quajnë një cështje të humbur. Është e qartë sepse komisionet hetimore mund të ngrihen shumë lehtë. Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është i dështuar dhe përgjegjës për këtë pjesë. Do përpiqemi të mos jetë një cështje e harruar. Këtë do ta bëjmë sepse arbitrazhi që do të bëj që shqiptarët të paguajnë 121 milionë euro nuk është dicka e zakonshme Do luftojmë që këtë shumë mos ta paguajnë shqiptarët por Edi Rama.
Në kushtet kur jeta parlamentare nis në shtator, jemi të shpejtuar madje sepse e kemi denoncuar që në javët e para të muajit shtator. Nëse e mbani mend kur vendimi u bë publik, PD ka dorëzuar në SPAK një kallëzim për këtë shkelje që u shkakton një dëm prej 121 milionë eurove shqiptarëve. Kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale për të ndjekur këtë cështje.
Sa i përket propozimeve tona për ndryshmet kushtetuese, sic e dini nuk ka patur bisedime të tjera. Kanë kërkuar një jave kohë për të reflektuar mbi kërkesën tonë. Ndërsa besoj se në ditën e enjte do të votohet.
…
/faxweb