Skip to content

Hetimet për vdekjen e 4 turistëve rusë, prokuroria e Kavajës kërkon ndihmë nga një laborator privat

Një laborator privat i çertifikuar do jetë ai që do japë një përgjigje përfundimtare për mostrat e mbledhura në pishinën, ku një javë më parë u gjetën të pajetë trupat e 4 turistëve rusë në zonën e Qerretit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Fax News se për kryerjen e analizave dhe provave të mbledhura në vendngjarje po merret një laborator këtu në vendin tonë që është edhe i çertifikuar.

Pas marrjes së përgjigjeve të nga ky laborator atëherë hetuesit pritet që të dalin edhe në një konkluzion se kush ishte shkaku që i mori jetën 4 turistëve rusë.

Trupat e pajetë të 4 turistëve rusë do t’i nënshtrohen dhe një analizë në shtetin rus, sipas të dhënave që u bënë me dije nga vetë ambasada e Rusisë në Tiranë.

Sergei Burenkov, 60 vjeç, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Ekatetina Burenkova 31 vjeçe dhe Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën të pajetë në hotelin ku po qëndronin me pushime në Qerret të Kavajës në datë 15 tetor 2021 rreth orës 22:00.

Sa i takon ngjarjes ajo u raportua fillimisht si vdekje për shkak të asfiksisë, por me kalimin e ditëve dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë dhe me vrasje, përmes agjentëve që laboratorët në Shqipëri mund të kenë vështirësi në identifikim.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb