Skip to content

Krimi i dyfishtë në Vlorë/ “Djalë i pamartuar i shkreti”, flasin familjarët: Shkonin mirë bashkë o burri dheut. Dëgjuam ulërimat e të ëmës

Të afërmit e Genci Koretës dhe Jorgji Koretës kanë folur mbrëmjen e sotme për Fax News për ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme.

Familjarët thonë se nipi me xhaxhain po punonin në ullishte kur ka ndodhur vrasja e dyfishtë dhe njëri prej tyre që u prezantua si djali i hallës të Jorgjit, u shpreh se mes tyre nuk ka pasur konflikte.

“Po nuk dimë gjë o vëlla. Te ullinjtë janë vrarë. Nuk dimë gjë. Te ullinjtë punonin nipi me gjithë xhaxhain. Përse u vranë nuk dimë gjë. Jorgjin e kam djallë halle. Nuk dimë gjë, ata kalonin mirë o burr i dheut“, tha ai.

Një e afërme tjetër tha se nuk dinë gjë fare si ka ndodhur ngjarja. “Nuk dimë gjë fare, në televizor po shikojmë.I njohim si nuk i njohim. Djalë pa martuar i shkreti, 30 e ca vjeç”, deklaroi ajo.

Ndërsa një banore tjetër tregon sesi ngjarja ndodhi në ullishte dhe si e kuptuan për ngjarjen pasi dëgjuan ulërimat etë ëmës.

“Te ullinjtë thonë. Ne këtu kushërinj, jemi një fis. Dëgjuam ulërimat që po qante e ëma dhe erdhëm. Jo jo nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë djalë nuk e di çfarë të them. Ka emigruar më përapara. Nuk e dimë”, u shpreh ajo.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme ku nipi ka vrarë xhaxhain dhe më pas veten.

Krimi i dyfishtë u regjistrua në një familje në fshatin Mekat të Vlorës, aty ku shtetasi Genci Koreta, 39 vjec, ka vrarë me çifte xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjec, dhe më pas ka qëlluar për vdekje veten e tij.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb