Zv/kryeministri, Arben Ahmetaj:
“Kujt i flisni ju për reformën në drejtësi. Juve ju mori ambasada amerikane një nga një për të votuar këtë reformë”, fa fillimisht Ahmetaj.
“Një përmbytje ndodhi me ju dhe ne pastaj u detyruam ne që të bëjmë dëmshpërblime Kur vini këtu pse nuk sillni raportin e Bashkimit europian, ata thonë i kemi plotësuar detyrat e shtëpisë. Të thuash s’ka probleme vendi nuk është e vërtetë. Ku kishin dëgjuar juve për bonusin e paketës së bebes, as 50 mijë nuk i jepnit. Ju nuk menduat kurrë për familjet e jetimëve, varfëria varfëria do të flasim edhe si do ta luftojmë. Votoni vetingun eja votrojmë bashkë që 20-30 të jetë shoqëria dixhitale. Vini ju më tregoni mua, o Petrit një moshë jemi po ti dukesh më i ri se unë (qesh)”, perfundoi Ahmetaj.
Alibeaj: Flet ti për reformën në drejtësi?! Kur do shkosh në SPAK të përgjigjesh?
Ahmetaj: Pas teje.
Alibeaj: Unë kam shkuar dhe kam çuar kallëzim për ty. Ti flet për rindërtimin?! Kur do shkosh në SPAK për 120 milionë euro që një javë para ditës së zgjedhjeve i shpërndave për të blerë vota.
Ahmetaj: Mos u bëj qesharak.
Alibeaj: Kur të flasësh ti për drejtësi atëherë tu kërkosh shqiptarëve për të votuarve. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi kur të shohin ty dhe atë tjetrin kështu (kryqëzon duart)
…
/faxweb
