Skip to content

Grabitje e dështuar në Sarandë, autori i afrohet me thikë dyqanit të telefonave, ia fut vrapit sa sheh policinë

Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur para rreth gjysmë ore në qendër të qytetit të Sarandës. Ngjarja është regjistruar tek dyqani i celularëve që ndodhet në afërsi të 15 – katëshit.

Një person ende  i paidentifikuar me thikë në dorë i është afruar dyqanit, por nuk e pati të lehtë se u përball me rezistencën e pronarit të dyqanit, i cili është përleshur me të, ndërsa është njoftuar policia.

I ndodhur përballë rezistencës së pronarit, hajduti është larguar me vrap. Policia menjëherë është vënë në ndjekje të  autorit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb