Skip to content

DEBATI/ “Ke vrarë një njeri në Elbasan”, Bardhi sherr në komision: Ik more hajdut, dil përjashta

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate të forta.

Gjatë fjalës së tij Zv/min i Energjise, Ilir Betja është përplasur me deputetin Gazment Bardhi pas akuzave të këtij të fundit.

Ai i është drejtuar se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij.

Gjendja ka agravuar dhe Bardhi ka kërkuar që Bejtja të dalë jashtë mbledhjes.

Bejtja -Bardhit: Ke vrare një njeri në Elbasan

 

 

Bardhi- Bejtjes: Ik more hajdut, dil përjashta

Pas debateve është ndërprerë edhe mbledhja.