Skip to content

Hyri në dyqan me thikë në dorë dhe grabiti një celular, shpallet në kërkim 21 vjeçari në Sarandë

Një 21 vjeçar me inicialet K.Q është shpallur në kërkim në qytetin e Sarandës, pasi nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), ka grabitur një celular në dyqanin që ishte në pronësi të shtetasit F.D.

Policia po punon për kapjen e autorit të grabitjes.

Njoftimi i Plotë nga Policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 21 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), një aparat celular, në dyqanin e shtetasit F. D. Punohet për kapjen e tij.

/faxweb