Skip to content

Makina del nga rruga në Korçë, plagoset një person

Mjeti del nga rruga në afërsi të fshatit Turan te Korces. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në kanalin afër urës së Turanit.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa ka marrë lëndime të lehta e po dërgohet drejt spitalit për kontroll. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb