Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri gjatë një interviste për “Fax Neës” ka folur për situatën politike në vend, Komisionin Hetimor për “25 prillin” dhe për çështjen “Berisha”.
Gjatë fjalës së tij, Kulluri vendosi theksin se Komisioni Hetimor po përdoret për të bërë shoë politik nga të dy krahët për të cilën thotë se është e qëllimshme nga Lulzim Basha për të hequr vëmendjen nga problemet e brendshme brenda PD-së.
Kulluri tha se ¾ e anëtarëve demokrat kanë firmosur peticionin për të mbledhur Kuvendin Kombëtar ku theksoi se “fati” i Lulzim Bashës është përcaktuar.
“Nuk kam pritshmëri të lartë nga ky Komision Hetimor që shërben për të hetuar dhe për ti hapur rrugën organeve të drejtësisë. Dy palët bëjnë retorika politika duke bërë vetëm shoë. Komisioni Hetimor nuk ka dorëazuar asnjë dokument serioz për të verifikuar pretendimet. Basha në qershor tha se nuk e njoh mazhorancën, jo vetëmj që e njohur po bashkëpunon me mazhorancën. Kjo është një komision që është krijuar nga basha për të hequr vëmendjen ëpr zhvillimet e brendshme brenda partisë demokratike.
Reforma e për reformën zgjedhore – “Reforma e për reformën zgjedhore janë rutinë ligji elektoral pas zgjedhjeve pëson ndryshime, nuk ndodh asnjë vend të botës ku kodi elektoral ndryshon cdo 4 vite, kjo është çmenduri. Edhe 2017 dhe këtë vit, ato zgjedhje nuk u ankuan. Mendoj që kjo është komision rutinë për reformën elektorale.
Berisha për mbledhjen e Kuvendin dhe shkarkimin e Bashës – Nuk e di që Kuvendi do të bëjë shkarkimin e zotit basha, kuvendi do të mblidhet për ndryshimet statutoire. Kam indo sot që flasim jhemi deri në 64% të firmosje së formularëve për mbledhjen e kuvendit, që mblidhemi vet nuk ka nevojë për ti marrë leje Bashës. Është një organ vartës i Kuvendit që do të mblidhet sic thotë statuti. Mblidhet me ¼ për mbledhjen e firmave dhe ne po shkojmë më ¾ të firmave.
Ndërsa i pyetur për çështjen “Berisha”, Kulluri tha se Kuvendi Kombëtar përcakton nëse do të zgjidhet ose jo kryetari i ri i Partisë Demokratike ku nënvizoi se nëse Basha merr shumicën e votave atëherë është një kryetar legjitim.
Shkarkimi i Bashës? “Ka vullnet të qartë nga shumica e simpatizant të PD për mbylljen e ciklit Basha në PD është e qartë. Të gjitha aspektet proceduriale vullneti politik është ai që vendos për zgjedhjet. Situata e krijuar e ka një fajtor është basha dhe atya që e mbështetin duke e cuar PD nga humbja në humbje. Zgjedhja e kryetarit të ri të PD do të varet nga propozimet e Kuvendit të PD. Fati i Lulzim Bashës është vendosur pasi ai do të largohet nga PD , më në fund me vonesë por rëndësi ka të largohet ky njeri dhe ti hapet rruga për modernizimin e PD.
Nëse Basha largohet, jeni dakord për rikthimin e Berishës në krye të PD-së? Kryetari i PD do zgjidhet përmes votës , nëse Berisha merr shumicë votash jam a s’jam dakord lë të zgjidhet ai është legjitim. Nëse një kandidat tjetër bind trupën tjetër atëherë shumë mirë. Nëse Berisha merr shumicën jemi shumë dakord”, përfundoi Kulluri.
…
/faxweb
