Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Asociacioni do të themelohet sipas Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe vendimeve të Kushtetueses.
Në një dalje për mediat Thaçi, ka thënë se duke qenë të bashkuar, vetëm një adresë mund të jetë e shqetësuar dhe ajo është Beogradi, ndërkaq duke qenë të ndarë, vetëm një adresë mund të jetë e gëzuar dhe ajo është Beogradi, raporton lajmi.net.
Gjithashtu ai shprehet se është në logjikën e Serbisë t’i festojë humbjet dhe se nga ky realitet nuk ka dalë as Vuçiqi.
“Vuçiç është një njëri i pandreqshëm në raport me Kosovën. Mirëpo do të punojmë në një marrëveshje që do të jetë e mirëkuptueshme edhe nga Bashkimi Evropian”.
Ndërsa në lidhje me vrasjen e Ivanoviçit, Thaçi tha se institucionet e Kosovës po punojnë maksimalisht që ta zbardhin të vërteten.



