Mbrëmjen e sotme Fax News ka mbërritur në “Sarajet” e Tiranës ku sic shihet dhe nga pamjet policia bashkiake ka rrethuar të gjithë godinën duke mos i lejuar pronarët të hyjnë brenda.
Në një prononcim për Fax News përfaqësuesja ligjore e familjes Kazazi u shpreh se pronarëve po u bëhet terror dhe se nuk është marrë asnjë informacio për vendim shpronësimi. Ajo theksoi se pavarësisht kërkesave drejtuar kryetarit të Bashkisë nuk është marrë asnjë përgjigjie për bashkëpunim dhe se vlera paraprake e godinës është qesharake.
Po ashtu një ndër anëtaret e familjes Kazazi tha se është bërë kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe përgjigjiet sipas saj janë anti-kushtetuese pasi në fletore zyrtare nuk ka një VKM për shpronësimin.
Ajo tha se po ndjekin rrugën ligjore dhe që askush mos të guxojë të futet brenda ambjenteve të Sarajave pa praninë e tyre dhe pa dalë VKM-ja.
Rikujtojmë se shpronësimi i Sarajeve të Toptanëve ka kaluar në një sërë debatesh pasi këtyre të fundit iu vu flaka në gusht të këtij viti. Kryetari i Bashkisë akuzoi se Sarajeve i ëështë vënë zjarri qëllimisht, por ai shtoi se aty nuk do të ketë ndërtim pavarësisht këtyre përpjekjeve. Ai shtoi se kjo godinë do të kthehet në muze.
Sarajet janë marrë nën kontrollin e Bashkisë së Tiranës mbrëmjen e sotme, 5 ditë pas vendimit të qeverisë për të shpronësuar pronarët e kësaj prone.
“Ka dalë një urdhër në orën 3 të pasdites për mirëmbajtjen por akoma për shpronësimin dhe po u bëhet terror pronarëve. Nuk ka asnjë informacion që është marrë vendim për shpronësimin, kemi bërë kërkesa kryetarit të bashkisë dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigjie.
Vlera paraprake është qesharake, mënyra si po shpronësohet është diskriminuese për pronarët. Nuk janë Sarajet e Toptanasve por të familjes Kazazi”-u shpreh përfaqësuesja ligjore e familjes Kazazi
Pronarja: “E kemi mmarrë vesh nga mediat , bëmë kërkesa në Ministrinë e Infrastrukturës dhe përgjigjiet janë anti-kushtetuese. Thonë ka dalë VKM-ja, nuk është e vërtetë, në fletoren zzyrtare nuk ka dalë.
Qeveria të mblidhet sa të dojë por një gjë e tillë nuk eshte e vërtetë. Ne nuk kemi frikë, nëse guxon hyn njeri pa na pyetur ne, ne zgjedhim rrugën ligjore, ne jemi dy familje fisnike dhe asnjë të mos hyjë pa dalë VKM-ja.”
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
