Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimit se është kërcënuar.
Gazeta Express raporton se kryeministri Kurti është kthyer në shtëpinë e tij e cila po mbrohet nga forca të shtuara të sigurisë. Po ashtu para shtëpisë së tij janë shtuar forcat e sigurisë.
Ende nuk dihet se në çfarë forme është kërcënuar kryeministri Kurti. Nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.
…
/faxweb
