Skip to content

“Ministrja të mbajë gojën!”, pronarja prek me fjalët e saj: Si t’i them gjyshit të ndjerë se na i morën Sarajet në komunizëm po na i marrin dhe në demokraci?!

Një nga pronaret e Sarjajeve  në Tiranë ka prekur me fjalët e saj mbrëmjen e sotme teksa u pyet nga Fax News se cila është vlera morale e pronës së tyre.

Ajo u shpreh se gjyshit të saj ia morën pronën në komunizëm dhe kur ai vdiq i kishte lënë amanet të shkonte te varri kur t’i rikthehej prona, pasi ishte i bindur se do i rikthehej. Pronarja e prekur tha mbrëmjen e sotme se ka shkuar te varri pasi e morën pronën por tani që po ja marrin sërish në demokraci si mund t’ia thotë këtë gjyshit?

“Pronën e morën në vitin 1946. Gjyshi im ka vdekur në dorën time dhe më ka thënë një ditë do t’i merrni këto prona se i kemi me djersë dhe kur ti marrësh dua të vish te varri. Dhe kur i morëm i shkova te varri dhe i thashë gjysh i morëm. Tani çfarë ti them se po na i marrin dhe në demokraci?”, deklaroi ajo.

Ministra Elva Margariti deklaroi pak ditë më parë se ka marrë fund saga e Sarajeve. Kësaj deklarate iu përgjigj mbremjen e sotme pronarja e cila i kërkoi Ministrës të mbajë gojën dhe shtoi se saga merr fund vetëm kur ata të shpronësohen me vlerën e duhur.

“Kjo certifikatë tregon se sot jemi ne pronarë të kësaj prone. Kur kjo letër që unë kam sot në dorë të jetë në emër të bashkisë, kur t’i jetë dhënë vlera reale pronarëve atëherë mbaron saga e Sarajeve. Nuk ka mbaruar akoma. Vlerësimin që i kanë bërë kësaj prone, e kanë vlerësuar si truall me një mesatare me një apartament te ministria e jashtme. Përse nuk e marrin me këtë kullën që është këtu me 5000 euro m2. Ne jemi pronarë edhe pse dhunohemi. Të shikoj këtu ndalohet hyrja në pronën time është njësoj si të themi erdhi hajduti. Nuk kemi pasur asnjë komunikim. Me një fjalë , ne nuk kemi asnjë lloj komunikimi. Ministrja i jep pak gojës por ta mbajë gojën. Ne duam që çdo gjë të bëhet sipas ligjit dhe në mënyrë dinjitoze. Jemi të stresuar. Në një farë mënyrë na kanë akuzuar ne kjo gjë nuk shkon. Ta gjejnë kush e vuri zjarrin. Ne nuk kemi asnjë lloj informacioni por ishte një shoë. Nuk vjen ti vendose zjarrin një djalë 17 vjeç. Kryetari i Bashkisë doli dhe tha ata e dinin që mbaron afati por ne nuk dinim gjë. Letra, letra. Ku është VKM-ja? Mundohen t’i ngatërrojnë njerëzit, por njerëzit nuk janë të gjithë injorantë. VKM që të shpronësohet nuk ka dalë akoma. Në momentin që do të dalë VKM-ja ne brenda 24 orësh do të hapim gjyqin sepse nuk pranojmë vlerën. I bëjmë thirrje organeve që të na lajmërojnë, të na thërrasin dhe të flasim në mënyrë dinjitoze. E gjejmë zgjidhjen sepse nuk jemi njerëz që nuk merremi vesh. Ia kujtoj ligjin ministres se kur një pronë është në gjyq nuk mund të futet brenda, sipas ligjit. Ne s’do bëjmë as përplasje me policinë. Nuk jemi nga ata njerëz që bëjnë përplasje”, deklaroi zonja.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb