Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident i trefishtë në aksin rrugor Shkodër – Bushat, raportohet për disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër – Bushat.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Beltojë. Në aksident janë përfshirë 3 mjete, ndërkohë që ka disa persona të plagosur.

Por sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasoje e aksidentit, është shkaktuar edhe një trafik i rënduar i mjeteve në këtë aks rrugor.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e këtij aksidenti.

/faxweb