Një foshnje që mrekullisht kundër të gjitha gjasave, arriti t’i mbijetojë lindjes së parakohshme. Maja lindi me një peshë prej 470 gramësh. Maja ia doli, por vëllai i saj binjak ndërroi jetë.
Mjekët kishin fare pak shpresa dhe për të, por një mrekulli ndodhi. Pas 190 ditësh në spital, Maja arriti t’ja dalë pavarësisht lindjes në javën e 23-të.
Një fëmijë mrekulli e quajtën mediat e huaja. Por pa çka se vogëlushja jetoi, ajo pati një mori me probleme, më e rënda vonesa në zhvillimin e saj. Për vite me radhë, vajza nuk ishte e aftë të fliste. Për shumë kohë, prindërit i jepnin vajzës afro 10 barna në ditë për të mbjatur në gjendje të mirë shëndetësore.
Por ditët e fundit, historia e Majas ka marrë sërish vëmendjen e medias në Britani, pasi vogëlushja mrekullisht ka nisë të flasë e të mund të ushqehet vetë, diçka që prindërit, familja e doktorët e saj kurrë nuk mendonin se do të mund të ndodhte.
Nëna e saj tha se ishte diçka e pabesueshme kur dëgjoi për herë të parë të bijën, ti thoshte ‘mami.
Tashmë Maja është 6 vjeçe dhe ka nisur shkollën për personat me aftësi ndryshe, në mënyrë që aftësitë e saj kognitive të përmirësohen.

“Ajo është një njeri shumë e buzëqeshur, po përparon kaq shumë dhe ka një buzëqeshje të madhe… e ajo buzëqeshje e saj, i bën dhe të tjerët të lumtur. Ajo është gëzimi më i madh”-tha nëna e vogëlushes.

