Ish-deputeti Edmond Stojku gjatë një interviste në studion e “Fax News” ka folur për situatën politike në vend, Vettingun në drejtësi si dhe për problemet brenda Partisë Demorkatike.
Stojku tha se reforma në drejtësi është një projekt real për tu implementuar në vendet e Rajonit, ndërsa theksoi se SPAK vërtet po ec me ritëm të ngadaltë por në të ardhmen do të japë frutet e veta. Gjithashtu, Stojku u shpreh se Komisioni Hetimor nuk japin asnjë rezultat ndërsa propozoi se në vendin tonë duhet të vijë figura të reja politike.
“Reforma e Vetingut me mbështetje nga Amerika mund të implementohet edhe në vendet tona fqinje. Ëshët një reformë dhe projekt rajonal e cila do të nxirrte nga loja autokratët që kanë marrë në dorë fatet e vendeve të tyre dhe liderët të përcaktojnë gjithçka. Vetingu në drejtësi është reforma themelore e cila shpesh herë nuk ka akoma rezultate, SPAK do të japë frutet e veta shpejt do të shohim ndryshime rrënjësore që do të jetë në vëmendjen e publikut. Me të vërtet është duke ecur me ngadalë procesi i SPAK-ut por do të vazhdojë edhe më mirë. Vetingu poltikik është një projekt real”, tha fillimisht Stojku.
Komisioni Hetimor? “Është bërë shumë e rëndomtë kjo fjalë, më vjen për të qeshur pasi kur isha pjesë e parlamenteit kishte shumë Komisione Hetimore. Sa herë ngrihen komisione hetimore dhe nuk ka asnjë produkt apo rezultat, kongresi amerikan bën komisione hetimore. Ata bëjnë debate poltike jo komisione hetimore, mund ta quaj një komision për ta mësuar cfarë ka ndodhur. Komisionet e ngritur në 30 viteve të fundit kanë qenë pa rezultat të dukshëm dhe të prekshëm duke buzëqeshur në fund”
PD e përçarë – PD është një anakromizëm të kohëve moderne që po jetojmë. Ne po rritemi me Berishën dhe PD, do të thotë që gjithmonë ka një kohë kur thuhet mjaft. Nuk mundet autokratizmi Berishjan, qeverisë dhe presidenti Meta të jenë pjesë e qeverisë. PD le të ketë përplasje por jo me Berishën, mjaft me atë. E njëjta gjë vlen edhe për PS, u ka ardhur fundi aty sepse ka element të rinj. Duhet pasardhës në moshë më i ri dhe më mentalitet më i ri. Kohët ndërmjet opozitës dhe pozitës janë vetëm me dy mandate, Amerika i ka zgjedhur kurse në Europë mund të marrësh edhe 3-4 mandate. Pas 2 mandateve dekompozohesh brenda vetes.
…
/faxweb
