Ish-kryeministri, Sali Berisha e nisi ndryshe takimin me demokratët teksa tha se Lezha është kryeqyteti i parë i Shqipërisë duke u bërë djep i besëlidhjes kombëtare.

Berisha gjatë fjalës së tij vijoi me akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se do të përmbyset nga demokratët sic bënë me regjimin komunist.

Ish-lideri demokrat foli për takimin e Ramës ditën e sotme me kryebashkiakët duke nënvizuar se nga ujësjellësi janë vjedhur 1 miliard euro.

Sali Berisha gjatë fjalës në foltore me demokratët në Lezhë:
“Dua të përulem me nderimin më të madh para historisë së këtij qyteti i cili u bën kryeqyteti i parë i trojeve shqiptare i cili ishte dhe u bë djepi i besëlidhjes kombëtare të shqiptarëve. Shpallën Skënderbeun princin e tyre të përjetshëm qytetin që ai zgjodhi për të kaluar në përjetësi, qytetin e gjeniut dhe të kollosti të pavdekshëm të letrave tonë, at. Gjergj Fishtës.

Qytet që frymëzon cdo ditë, virtytin më të mirë të shqiptarëve, pë3r vendin dhe trojet e tyre. Unë du tju falënderoj me mirënjohje të madhe ju për këtë foltore të zjarrtë me të cilën ju ndizni dhe coni peshë zemrat e lezhianëve dhe mbro shqiptarëve, shpresat e pashuara të tyre, besimin e madh tek e ardhmja. Foltorja e demokratëve është shndërruar në një shpresë se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi. Për herë të parë shqipëria ka snjë llavë të tillë sic përmbysi komunizmin e 90 do të përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës.

Pse ky poërkushtim kaq i madh është një thirrje e brendshme që buron nga shpirtat tuaja për të nxjerr Shqipërinë nga gjendja kritike që e ka zhytur Rama dhe banda e tij në krye të shtetit. 8 vite në pushtet Edi Rama riktheu me shëmtinë e tyre, mashtrimet e mëdha të diktaturës komuniste, 8 vite në pushtet bënte mashtrim përballë shqiptarëve. 8 vite ai ndërtoi në Shqipëri nakopshtetin e vetëm në europë. Qeveris me banda dhe me krimin. Ka krijuar një gjendje që nuk e ka asnjë vend në europë. Na ka bërë si Afganistani i talebanëve dhe vendeve të tjera me diktatura. Nga ujësjellësi janë vjedhur 1 miliard Euro. Edhe atë që inauguroi në malet e Krujës nuk e bëri sic duhet sdihet si është ndërtuar. Në 8 vitre në Shqipëri nuk erdhi asnjë investitor i madh”, tha Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re