Skip to content

Berisha zhvendos “Foltoren” në Lezhë, braktiset nga deputetët e qarkut

“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës.

Berisha u prit nga një grup demokratësh, por ra në sy mungesa e drejtuesve dhe deputetëve të Partisë Demokratike në këtë qark.

Të pranishëm janë ish-deputeti Aldo Bumçi, Klevis Balliu si edhe Flamur Noka, një nga mbështetësit kryesor të Sali Berishës që në ditën e parë.

Ndërkohë, mungojnë deputetët e qarkut, Agron Gjekmarkaj apo edhe drejtuesit e degës së PD-së.