Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot foltoren e radhës në qytetin e Lezhës, ku bashkëbisedoi me anëtarë të PD-së në këtë qytet. Në fjalën e mbajtur Berisha zbuloi edhe datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, që është 11 dhjetori.
“Nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët, të informoj demokratët në Shqipëri dhe në mbarë botën, se në 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.
