Sali Berisha pak ditë pasi shpalli kandidaturën për kryetar të është shprehur sot se ai do të rikthejë PD-në si dikur duke thënë se do ta rikthejë në pushtet. Nga “Foltorja” në Lezhë, Berisha u shpreh se ai bashkë me demokratët do të vendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA dhe BE.
Lideri historik i PD, po ashtu ka përmendur edhe njëherë vendimi ne Bashës për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar, duke thënë se nëse këtë vendim do ta merrnin forumet do ta respektonte.
“Nëse vendimin do ta merrte duke mbledhur Këshillin Kombëtar, duke e votuar në Këshillin Kombëtar, unë absolutisht do pranojë çdo vendim. Vendimin ai e mori pa pyetur njeri, pasi ata të cilët që e mbajnë peng nuk e lejonin të merrte mendimin tuaj. E dinin se ju keni karakterin tuaj, jeni njerëz të lirë dhe nuk shiteni dhe bliheni.
Ndaj ai nuk guxoi që t’ia çonte Këshillit Kombëtar, Unë natyrisht do të vija tek ju. Kjo pra është thelbi i “Foltores”, pasi nuk është kundër miqve tanë.
Prandaj u them që mos dëgjoni ata, pasi Sali Berisha bashkë me ju vetëm që do të ngremë PD-në do ta çojmë në pushtet, por do të vendosim marrëdhëniet më të mira me BE-në dhe SHBA. Pengkryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran i tij që duhet të na etiketojë ne si antiamerikanë janë më qesharak se çdo personazh.. Amerika është e vlerave të mëdha, e votës së lirë, e sovranitetit”, u shpreh Berisha.
