Skip to content

Dalin për të shitur në anë të rrugës duke rrezikuar jetën, këto janë kushtet skandaloze në tregun e Peqinit

Pamjet e mëposhtme të siguruara nga gazetarja e Fax News Entela Duka tregojnë se fermerët e fshatit  Bishqem për të siguruar bukën e gojës rrezikojnë jetën.

Mungesa e një tregu të mirëfilltë i ka detyruar që prej vitesh të shesin përgjatë aksit nacional Elbasan-Peqin.

Thonë se edhe pse kanë vite që kanë kërkuar një vend të sigurt për të shitur prodhimet e tyre deri më tani nuk është bërë asnjë investim nga bashkia e Peqinit edhe pse ata paguajnë taksë për vendin ku tregëtojnë.

Ky segment rrugor njihet ndryshe si njollë e zezë në qarkun e Elbasanit për shkak të numrit të lartë të aksidentëve disa prej të cilëve kanë ndodhur, pikërisht  në këtë vend.

/faxweb