Skip to content

VIDEO LIVE/ “Ne jemi popull dele, t’u vijë turp të gjithë krutanëve”, banorët e Krujës protestë për mungesën e ujit: Kemi javë pa ujë, nuk del njeri se kanë frikë…

Banorët e Krujës:

Kur vjen uji ikin dritat pa asnjë justifikim. Ky palaço sjell policët ktu me na rrethu. Populli i Krujës nuk është dorëzuar kurrë.
Premtojmë që do ket bllokim të aksit Krujë-Fushëkrujë dhe kërkojmë dorëheqjen e drejtorit të ujësjellësit.

Kam me muaj që paguaj mbifaturim ndërsa mos me e pagujt njëherë më sjell njerëz për ta prerë aty. U bënë me ditë që e blejmë ujin. Në fund të ujit shkojmë e paguajmë prapë të njëjtën faturë për ujin.

T’u vijë turp të gjithë krutanëve që nuk kanë ardhur sot. Të gjithë kanë pasur fëmijët e sëmurë. Të kenë turp në rradhë të parë. Më pas t’I vijë turp edhe kryetarit të Bashkisë se nuk ka ardhur fare për t’u interesuar. Nuk jam me asnjë lloj partie, jam vetëm me fëmijët e mi që I kam pasur sëmurë.

Ne jemi një popull dele, t’u vijë turp të gjithëve që nuk kanë dalë. Kanë frikë dhe nuk dalin, se kanë frikën mos i heqin nga puna. Kjo është një paturpësi e madhe, më ka ik inati me kryetarin dhe të tjerët dhe tani e kam inatin me këta krutanët.

/faxweb