Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko në një lidhje Skype për Fax News u shpreh lidhur me krizën e rritjes së cmimeve në vend se pavarësisht prezantimit të buxhetit nga qeveria është një shumë e madhe monetare që mungon dhe sektorët e ekonomisë nuk mund të zhvillohen.
Ceko tha se deficiti 5.4% mendohet të mbushet me huatë që do të merret por mungesa e parave nuk përballohet dot as nëse qeveria merr borxh të jashtëm.
Ai tha ndër të tjera se qeveria ka keqmenaxhuar buxhetin dhe do falimentojnë bizneset apo sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë.
“Prezantimi i buxhetit është një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike në vend, ashtu si kolegët e mi ekonomistë u përpoqa të dalloja dicka pozitive por ajo që më ra në sy ishte mungesa e rreth 700 milionë eurove në buxhet.
Ne themi që do vjelim 5.2 miliard euro dhe do shpenzojmë më pak, është njësoj si të bësh dasëm dhe të kesh ftuar 100 persona dhe të kesh vetëm 84 pjata.
Edhe po ta marrësh si shumë totale këtë 5.2 janë rrogat e 200 mijë punonjësve të adminsitratës publike, 2.6 milionë shqiptarë I mbajnë mbi shpinë në një kohë që kjo qeveri para 8 vitesh deklaroi se nuk do të kishte më shumë se 80 persona në administratë.
700 milionë euro pensionet, skema e tyre është e falimentuar dhe duhen 1.2 milionë njerëz në punë për ta përballuar këtë.
Shto dhe 200 milionë euro për tërmetin dhe blerjen e vaksinave. Cfarë ngeli për të zhvilluar pastaj Shqipërinë?
Bizneset, cfarë ngelet për sektorët kryesorë të ekonomisë?
Është bërë si modë që mblidhemi për të ndryshuar buxhetin por nuk është mirë kur deputetët mblidhen në 12 të natës me 31 dhjetor dhe kanë bërë ndryshime ligjore për tarifën doganore. Nuk është mirë të dalim nga planet.
Kjo qeveri nuk ka se me kë të konkurrojë, ky kryeministër për herë të tretë po bën të njëjtat gabime.
50% hua e ka borxh ndaj KESH për energjinë elektrike, ky është menaxhim, Ram ngrihet dhe bën sikur e mori pushtetin sot, partia e tij I ka futur përgjegjësit në punë.
Burrat flasin me këmbë në tokë jo me kokë në Jupiter.
Deficiti 5.4% mendohet se do të mbushet me këto huatë që do merren. Këto para që mungojnë nuk përballohen as me borxhin e jashtëm.Gazi nuk ka ndonjë konsum të madh në vend, në vend që të ulet që ti bëjnë njerëzit ta përdorit ai e rrit , këtu nuk ka logjikë ekonomike.
Këto janë gafa ekonomike, ne duhet të nxisim prodhimin jo konsumin”-tha Ceko.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
