Skip to content

Akuzat për dështim të reformës në drejtësi, Rama përgjigjet me “shejtanin”

Kryeministri Rama ka hedhur në tregun politik thënien “më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, në mbrojtje të akuzave ndaj tij për shkartisje të organeve të drejtësisë si pasojë e vettingut, ardhur nga opozita.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme? Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, ka deklaruar shefi i qeverise në një status të fundit në FB.

Në fakt, vettingu ka futur kolaps instancat më të larta të drejtësisë, gjë që nga opozita përkthehet si dështim i vetë reformës në drejtësi.