Këngëtarja e njohur lirike Edit Mihali në emisionin “Fol me mua” të Rovena Dilos në Fax Neës u shpreh mbi impenjimin e saj në art dhe marrëdhënien e saj të veçantë me studentët.
E pranishme gjithmone ne aktivitetet e Teatrit te Operas dhe Baletit, dhe mesuese e shumë studentëve prej vitesh, duke zhvilluar dhe orë individuale me ta, Mihali thotë se sot mungon meritokracia dhe ka një ndryshim drastik me kohën kur ajo ishte studente vetë.
Edhe pse në kohën e diktaturës mungonte liria për vepra të caktuara në skenë ajo thotë se ka pasur fatin të punojë me ajkën e artit shqiptar.
“Nuk është thjesht nostalgji, vazhdoj të jap mësim dhe të jem në punë. Unë jam reale për atë që jam ën gjendje të vlerësoj, sot mungon stafi pedagogjik, mungon meritokracia dhe nuk vlerësohesh.
Shkohet me njoftësi dhe nuk pyet njeri a ke studiuar apo a e ke prekur skenën.
Kjo mënyrë veprimi duhet të kalojë në filtrat se ti duhet të vlerësohesh për atë që je dhe arrin të bësh. Asokohe mungonte liria me vepra të ndryshme.
Brezi im ka pasur fatin të dëgjojmë këshillat dhe humorin e njerzillëkun e artistëve, sot them që nuk e kam vlerësuar sic duhet ajkën e artit shqiptarë që ishin pedagogë dhe kishin themeluar të gjitha institucionet që sot I quajmë tempuj.
Mrika pershembull ka formë tjetër të komunikuarit, janë epokat , janë shumë gjëra që ti nuk mund ti marrësh me të lexuar. Kanë ndryshuar shumë kohët. “Nuk I dua ato kafe, hajde në klasë”- i thashë studentes një ditë.
Në atë kohë ishte vendi ku ti dëgjojë muzikë kur ikje për të studiuar ose uleshe me një qoshe ku binte dielli dhe ishte shumë romantike, ndërsa sot pi kafë sot.
Në vend të këndosh një këngë dhe të lodhesh unë sugjeroj një recital të tërë që ia vlen, këto marrëdhënie krijoj unë me studentët, profesionale dhe shpirtërore. Jam mjaft e angazhuar me mësimin individual, ka shumë lodhje, teksti, ushtrimet.
Pastaj, e diela vetëm të merr ditën.
Arti është jetë, nuk është vetëm të gjesh një punë. Edhe kur ke një projekt deri në prezantimin e tij, ti sa herë e shikon notë për notë një javë më parë ti ke një ngarkesë ndryshe në ditë të ndryshe. Sa herë e ben nje rol nuk mund të jesh njësoj, emocioni është teper I rëndësishem. Artisti nuk duhet të ketë kontroll kur hyn në skenë”- u shpreh Edit Mihali.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
