Skip to content

Suedia njeh zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur

Ministrja e Jashtme suedeze Margot Wallstrom në një deklaratë dhënë në gazetën lokale Dagens Nyheter ka theksuar se Qeveria e Suedisë dëshiron të mbështesë palestinezët që do të ulen në tryezën e bisedimeve.

Lideri i partisë Social Demokrate Stefan Löfven i cili më 2 tetor u votua nga parlamenti si Kryeministër, ku më 3 tetor ai u shpreh se do ta njohin Palestinën. “Problemet me Izraelin, në përputhje me ligjin ndërkombëtar mund të tejkalohen me një zgjidhje mes dy shteteve”, tha Löfven.

Njohja e Palestinës nga Suedia, është e rëndësishme në aspektin e marrjes së një vendimi të tillë të një anëtari të BE-së. Vendet si Hungaria, Polonia dhe Sllovakia e kanë njohur Palestinën si shtet përpara se të bëheshin anëtarë të BE-së.