Skip to content

Të riut në Elbasan i “ikën truri” pas sherrit, i shkrumbon shtëpinë vjehrrit

ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Reçan në Elbasan. Gjatë një konflikti me vjehrrin për motive të dobëta, 30-vjeçari Çlirim Kasa i ka vënë zjarrin banesës së 63-vjeçarit, me inicalet M.S.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por banesa e 60-vjeçarit është djegur plotësisht.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë arrestuar dhëndrin e të dëmtuarit.

Materialet në ngarkim të Çlirim Kasës i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Dhuna në familje”.

(BalkanWeb)