Skip to content

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën 69 vjeçarja (Detajet)

Foto ilustruese.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Astir, aty ku flakët e rëna në një banese i kanë marrë jetën nje të moshuare.

Bëhet fjalë për 69 vjeçaren me inicialet L.Z., e cila jetonte e vetme dhe dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Loni Ligori”, në Astir, ndërkohë trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i plote:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb