Skip to content

Debatit epik Gjekmarkaj-Peka i bashkohet edhe Kujtim Gjuzi: Më ngjan me vëllain tim, mos më krahaso me lavjerrësa

Debati epik Peka-Gjekmarkaj ka marrë një tjetër kthesë.

Atij i është bashkuar edhe ish deputeti karizmatik Kujtim Gjuzi duke shtuar akoma edhe më tepër vështirësinë e zgjedhjes se kush prej tyre është më qesharak.

Pas një statusi të administratorit të ZeniTv dhe Zeni.net ku thoshtë se deputeti Agron Gjekmarkaj ka zëvendësuar ish deputetin Kujtim Gjuzi në Parlament, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Ai i thotë se nuk e ka marrë kurrë në telefon se i ngjan me të vëllain.

“Cim une nuk te kam ba kurre tel a e din pse? Mban emrin e vellait tim. Ne fakt vellai Cim GJUZI flet rrjedhshem disa gjuhe! Mjaft me krahsove me lavjerrsa tip gjeke e marke”, i shkruan Gjuzi.

Ditën e djeshme Peka tha se ka konkuruar ndjeshëm “Top Channel-in” dhe duket se statuset e tij janë në vazhdën e kësaj deklarate ku sot ka zgjedhur të sfidojë edhe emisionet humoristike të së djelës mbrëma. (TemA)