Skip to content

Makina përplas një 25-vjeçar me biçikletë, i riu dërgohet me urgjencë në spital

Një 25-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja” në Tiranë, ku sipas policisë, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.