Skip to content

Takohen për të pirë kafe në konferencën e OKB/ Vuçiç pyet Ramën: Zaev dha dorëheqjen, a duhet të takohemi në Beograd për “Open Balkan”?

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është takuar sot me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të konferencës së OKB ku të dy janë të pranishëm.

Të dy liderët shihen duke konsumuar një kafe gjatë qëndrimit të tyre në samit dhe mësohet se presidenti serb ka vënë në pikëpyetje takimin që ishte planifikuar të mbahej në Beograd për “Ballkanin e Hapur”.

Vuçiç ka pyetur Ramën: A duhet të takohemi në Beograd pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut?

Presidenti serb e ka postuar foton në profilin e tij të Instagramit me mbishkrimin ku e pyet për takimin në Beograd.

/faxweb