Skip to content

Kur nisi dhuna ndaj 6 vjeçares në Kamëz, babai 27 vjeçar e qëlloi me thupër dhe e kafshoi

Një histori dramatike, ajo e dhunës përkundrejt një 6 vjeçareje në Kamëz. Duket se gjithçka ka nisur një muaj e gjysëm më parë, kohë në të cilën prindërit e të miturës janë rikthyer të jetojnë bashkë, pas disa vitesh të ndarë. Por më 28 tetor, 6 vjeçarja do të shtrohej në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, një gjendje që është shkaktuar nga të rrahurat e të atit, 27 vjeçar.

Në dëshmitë e marra nga grupi hetimor, rezulton se e mitura është goditur me thupër dhe është kafshuar nga i ati.

Në lidhje me aludimet për dhunë seksuale, veç asaj fizike, një grup specialistësh janë duke kryer akt-ekspertimet për të dalë në konkluzione të qarta.

Prokuroria ndërkohë do të kërkojë një akt- ekspertim psikik për të dy prindërit e të miturës si dhe një testim për të parë nëse ndonjëri prej tyre është përdorues i lëndëve narkotike. 6 vjeçarja prej disa ditësh ndodhet në spitalin e Traumës, kjo pasi ka pasur lëndime në organet e brendshme.

Ndaj 27 vjeçarit me inicialet R.K, prokuroria ka ngritur akuzat e ‘keqtrajtimit të të miturve” dhe “dhunës seksuale”, pavarësisht se ende nuk ka dalë akt- ekspertiza mbi veprën e e dhunës seksuale.