Reforma zgjedhore është tema kryesore e diskutimit mes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe me kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
“Theksova gatishmërinë e Partisë Socialiste për të filluar sa më shpejt punën, me synim adresimin e plotë të të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it”, shkruan Gjiknuri.
Gjiknuri ka kërkuar mbështetjen e OSBE-së për të ndihmuar në procesin e reformës, me ekspertizën e specializuar të ODIHR-it.
Deputeti socialist vijon shkrimin: “Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti ka një historik të pasur të frymës së dialogut dhe bashkëpunimit përsa i takon Reformës Zgjedhore”
…
/faxweb
