Për ditën e sotme në orët e para të mëngjesit parashikohet kalimi i një sistemi frontal shoqëruar me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Më pas moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash por nuk do të mungojnë reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtra.
Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites moti paraqitet kryesisht me kthjellime si dhe vranësira kalimtare pa praninë e reshjeve të shiut.
Era gjatë pjesës së parë të ditës do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-10m/sek.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës parashikohet tufan ere dhe shpejtësi që arrin deri në 15-25m/sek.
Për shkak të erës intensive parashikohet edhe dallgëzim i lartë i forcës 6-7 ballë në detin Adriatik e kryesisht në Jon.
Në pjesën e dytë të ditës intensiteti i erës bie 1-10m/s duke ulur gjithashtu dallgëzimin në det në forcën 1-2 ballë.
Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 11/20 Re shi diell
Kukës 6/16 Re shi diell
Lezhë 10/22 Re shi diell
Dibër 5/15 Re shi diell
Durrës 14/23 Re shi diell
Tiranë 14/23 Re shi diell
Elbasan 13/22 Re shi diell
Berat 10/22 Re shi diell
Vlorë 14/23 Re shi diell
Korçë 6/17 Re shi diell
Gjirokastër 8/22 Re shi diell
Sarandë 13/22 Re shi diell.
