FOTO ILUSTRUESE
Në ditët në vijim priten zhvillime të rëndësishme në policinë e shtetit, në sektorin e krimit ndaj personit. Burime të sigurta nga ky sektor bëjnë me dije për Fax News se autoritet janë pranë zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin.
Fax news ka mësuar nga burime brenda policisë se në rrugën e duhur janë të paktën 5 atentate mafioze, që janë siguruar prova dhe në ditët në vijim këto ngjarje të dokumentohen nga autoritetet ligjëzbatuese. Po të njëjtat burime i thanë Fax neës se 2 nga këto ngjarje, kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarjet për të cilat policia pritet të dalë me një noftim zyrtar për zbardhjen e tyre kanë ndodhur një në qytetin e Vlorës dhe një në Elbasan. Gjithashtu mësohet se ngjarjet e tjera janë ngjarje të ndodhura kohë më parë në vendin tonë.
Vendi vitet e fundit është tronditur nga disa atentate mafioze, të cilat kanë mbetur ende të pazabrdhura. Në çdo atentat autorët ndjekin pothuajse të njëjtën linjë. Pas kryerjes së një atentati, autorët largohen nga vendngjarja, ku pas lënë vetëm një automjek të djegur brenda të cilit gjenden edhe armët e krimit të shkrumbuar duke humbur çdo gjurmë.
Çështjet më pas mbeten pezull, duke i lënë kështu të pazbardhura. Vetëm gjatë këtij viti kanë mbetur ende si çështje rreth 15 ngjarje kriminale, ku pas janë lënë edhe viktima. Këto çështje sipas burimeve policore janë nën hetim. Gjatë vitit 2021 Shqipëria prej janarit e deri më tetor është tronditur nga plot 21 atentate mafioze, ku si pasojë kanë sjellë plot 22 viktima.
Vetëm 6 prej këtyre ngjarjeve jane zbardhur nga ana e autoriteve, duke vënë në pranga edhe autorët. Por sipas të dhënave pritet që numri i ngjarjeve të dokumentuara të rritet pasi sipas informacioneve të paktën 2 nga 5 ngjarjet kriminale që policia është në rrugën e duhur për zbardhjen e tyre kanë ndodhur përgjatë vitit 2021./FAXWEB.AL
…
/faxweb
