Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Itali ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio.
Kreu i shtetit shkruan se Italia është një partner strategjik i vendit tonë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës evropiane.
‘Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.
Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.
Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.’, shkruan Meta.



