Në qytetin e Shkodrës është i vetmi i punësuar nga personat me aftësi të kufizuar. Saimir Beqiri, kryetari i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Shkodër, thekson se nuk zbatohet ligji për punësimin e këtyre personave, edhe pse paguajnë taksat rregullisht si qytetarët e tjerë.
Ai tregon vështirësitë e shumta që përballet kjo kategori, teksa mungon infrastruktura. “Nuk kërkojmë mëshirë, por të drejtën tonë ligjore” – thotë Beqiri. Në Shkodër janë rreth 150 persona pjesë të shoqatës së para dhe tetraplegjikëve.
Deklaratat erdhën gjatë një takimi të organizuar në Shkodër për punësimin e personave me aftësi të kufizuar.
Kujtojmë se sot Tetraplegjikët dhe paraplegjikët dolën në protestë përpara kryeministrisë, ku kërkuan që detyrimet që shteti shqiptar iu ka atyre të reflektohen në buxhetin e vitit të ardhshëm.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
