Skip to content

Sinjale Berishës? Mediu: Nuk i kisha unë lidhjet me ata që bënin demontimin, urdhëri erdhi nga Kryeministria. Familja ime u hetua si e askujt tjetër

Fatmir Mediu doli sot në një konferencë për mediat pas vendimit të Apelit të GJKKO, i cili i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të tij ër çështjen e Gërdecit.

Mediu e konsideroi kërkesën e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO si akte në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkohë, ai ka preferuar të përcjellë disa “sinjale” edhe për ish kryeministrin Sali Berisha lidhur me implikimin e djalit të tij Shkëlzen Berisha në skandalin që shkaktoi tragjedinë me 26 viktima dhe mijëra të plagosur.

“Dua të them se janë akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin penal dhe se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi. Këto shkelje nuk kanë për qëllim drejtësinë. Propaganda manipulative dhe keqinterpretimi i fakteve kanë krijuar perceptimin se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjarje. Nuk kam reaguar, por duket se i është krijuar terren çdo intriganti që të spekuloje. Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë me të gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit.