Një aksident horror ndodhi ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e Kavajës.
Një vajzë e cila ishte duke kaluar rrugën është përplasur nga një makinë tip “Merecedes Benz”.
Video e siguruar nga Joq tregon momentin teksa makina ishte me shpejtësi dhe pavarësisht se vajza tenton t’i shmanget, ajo goditet rëndë nga automjeti.
Nga video dallohet fare qartë reagimi i atyre qytetarëve që panë të tmerruar aksidentin. E reja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
