Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot në Parlament se ashtu si në të gjitha vendet europiane do të vendoset ‘GreenPass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit.
‘Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale’-është shprehur ministrja.
Kujtojmë se ‘GreenPass’ eshte e detyrueshme në shumë vende të Europës për mësuesit, profesorët, teknikët, administratorët e shkollave dhe universiteteve por gjithashtu dhe në polici, ushtri dhe diplomatë.
Edhe ata që kanë kontrata të jashtme me administratën publike do të duhet të tregojnë pasaportën e gjelbër për të hyrë në një vend pune, për të kryer trajnime ose veprimtari vullnetare.
Punonjësit në sektorin privat, pavarësisht nëse duhet ose duan të punojnë në zyrën e tyre, në një kompani, masoneri, dyqan, qendrat kozmetike, dyqane artizanale, etj, do të duhet të paraqesë certifikatën e gjelbër.
Ky proces do të jetë i detyrueshëm edhe për hidraulikun ose elektricistin, kur shkojnë nëpër shtëpitë e të tjerëve.
Kontrolli i Green Pass është në dorën e punëdhënësve, në sektorin publik dhe privat dhe kontrollet mund të jenë gjithashtu të rastësishme.