Në një bashkëbisedim me gazetarët pas konferencës së përbashkët me Vuçiç dhe Dimitrov, Rama u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Beograd pak ditë më parë kur një i ri serb kishte grisur flamurin shqiptar që qëndronte në shtyllë.
Pyetja kishte të bënte me qëndrimin e presidentit Vuçiç dhe kryeministri shqiptar u pyet nëse presidenti serb i kishte kërkuar falje për këtë incident. Rama u përgjigj se Vuçiç nuk kishte përse kërkonte falje për veprimin e bërë nga një “personazh ekstremist” siç e përcaktoi kryeministri.
Më tej ai tha se marrëdhëniet tona me Serbinë kishin arritur në një pikë ku edhe nëse do të kisthe tensione do të shuheshin më shpejt se më parë kur nuk kishim asnjë lloj marrëdhënie diplomatike.
Kryeministri shqiptar Edi Rama:
Pse duhet të kërkohet falje kur një personazh eksremist…cdo vend ka kokboshët e vetë, cdo pyll ka derrat e vetë. Është arrestuar nga policia dhe po ndiqet penalisht.
Flamurët shqiptarë janë kudo, jam i bindur se të gjitha gjërat që ndodhin janë të pashmangshme sepse situata është e nxëhetë mes shqiptarëve mes serbëve për shkak të mosnjohjes së Kosovës. Edhe tensionet më të mëdha të ndodhin, sot zbehen më shpejt se më parë.
Jemi dy kombet më të mëdha në rajon, mund të bëjmë atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën.
…
/faxweb
