Skip to content

Djegia dhe grisja e flamujve shqiptarë në Beograd, Rama: Çdo pyll ka derrat e tij

Në një bashkëbisedim me gazetarët pas konferencës së përbashkët me Vuçiç dhe Dimitrov, kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Beograd pak ditë më pare, kur një i ri serb kishte grisur flamurin shqiptar që qëndronte në shtyllë.

I pyetur nëse presidenti serb Aleksander Vuçiç i kërkoi falje për heqjen e disa flamujve shqiptarë nga një bulevard në Beograd, Rama tha se Vuçiç nuk kishte përse të kërkonte falje për veprimin e bërë nga një “personazh ekstremist” siç e përcaktoi kryeministri.

“Pse duhet të kërkohet falje kur një personazh eksremist…cdo vend ka kokboshët e vetë, cdo pyll ka derrat e vetë. Është arrestuar nga policia dhe po ndiqet penalisht.

Flamurët shqiptarë janë kudo, jam i bindur se të gjitha gjërat që ndodhin janë të pashmangshme sepse situata është e nxëhetë mes shqiptarëve mes serbëve për shkak të mosnjohjes së Kosovës. Edhe tensionet më të mëdha të ndodhin, sot zbehen më shpejt se më parë.

Jemi dy kombet më të mëdha në rajon, mund të bëjmë atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën”, deklaroi Rama.