Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla në seancën e sotme plenare foli për bashkëëqeverisjen, teksa u shpreh se në gjithë këto vite njerëzit kanë hasur shumë probleme dhe ky është një ligj që do të ndihmojë qytetarin e thjeshtë.
“ Në Librazhd ka qenë rasti i një pensionisti i cili vdiq pa arritur të zgjidhte çështjen e pensionit. Çështja u dërgua në gjykata dhe u zgjat pafund. Të them të drejtën prej vitit 2017 e kam mbështetur ngritjen e zyrave të bashkëqeverisjes në çdo cep të territorit.
Secili prej nesh përpara se ti bindet urdhrit politik duhet të shohë të dhënat që janë shumë domethënëse. Llafe kafenesh apo inate politike ka sa të duash, por të thuash përse të ngrihet një agjenci për ankesat e njerëzve duhet të mbash përgjegjësi. Agjencia në vetvete do të jetë një instrument më shumë në duart e qytetarëve”, ka thënë Balla.
