VLORE- Ndonëse kanë qenë në ambientet e gjykatës ku po mbahej një proces gjyqësor, kjo nuk i ka penguar disa persona që të konfliktoheshin mes tyre. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
Po ashtu mësohet se palët janë në një proces gjyqësor për një pikë nga ku nxirret mermeri në fshatin Lepenicë.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se para se të hynin në gjyq, tre persona janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa dy prej tyre janë goditur me sende të forta, e për pasojë janë lënduar.
Ditën e sotme pritej që të jepej vendimi, ndërsa pas ngjarjes në fjalë seanca është pezulluar.Kujtojmë se një prej këtyre personave të përfshirë në konflikt, disa ditë më parë tentoi që t’i jepte fund jetës, ndërsa i kishte lënë edhe mesazh familjarëve të tij.(ed.me/BalkanWeb)
