Skip to content

Çfarë fshihet pas nismës “Ballkani i Hapur”? Ambasadori Sandër Kovaçi: Takime të shpeshta dhe jo normale midis Vuçiç dhe Ramës

Ambasadori Sandër Kovaçi i ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon kalaja ka folur për prapaskenat e nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Në studion e “Fax Neës”, Kovaçi tha se Vuçiç me këtë marrëveshje ka për qëllim për ta izoluar Kosovën për të krijuar një imazh të mirë me shtetet e tjera fqinje. Sipas tij, takimet e shpeshta qeveritare mes Ramës dhe Vuçiç nuk janë normale

“Intensifikimi i këtyre takimeve është i çuditshëm. Nuk mund të bësh takime qeverie kaq të shpeshta cdo muaj. Pra kjo lloj takimesh të herëpashershme që këtu kuptohet prapaskena që ka dicka pas skene, Kosovën e dëmton shumë. Kosova ngel një ishull i izoluar, Serbia tregon se me gjithë shtet ka marrëdhënie të mirë , dhe me gjithë pjesën tjetër ka gjetur marrëveshje kurse me Kosovën ri e lë vetëm. Shkëmbimet ekonomike zgjasë 10 vite si nënshkruhet kjo? Mundësia e Serbisë për subvencionuar bujqësinë janë më të ,mëdha pasi rritet kostoja e prodhimeve vendase dhe ka një efekt që të mbushet tregu me mallrat serbe nuk mund të firmosim sic thotë Rama.

Unë e kam thanë se kj0o nisma do të dështojë në finale edhe sot që po e përmendim në Beograd ishte një takim. Maqedoni shumë shpejt do të tërhiqet sepse do të fitojnë forcat opozitare që nuk e pranon këtë zgjidhje. Rama – Vucic ka një lloj adhurimi duke i dhënë një lloj inferioriteti ndaj Maqedonisë. Vucic ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Ramën në zgjedhje”, përfundoi Kovaçi.

/faxweb