Skip to content

“Gjendet një send i dyshimtë në një nga rrugët e Tiranës”/ Policia jep informacion

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me një çantë të dyshimtë që u raportua më herët në një nga lagjet e kryeqytetit.

Sipas policisë, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.