Brenda muajit dhjetor Italia do të nisë vaksinimin e fëmijëve nën moshën 12 vjeç.
Lajmi është bërë i ditur nga Komisari i Jashtëzakonshëm për Emergjencën Shëndetësore Francesco Figliuolo e nga kryetari i Komisionit tekniko-shkencor pranë qeverisë italiane, Profesor Franco Locatelli.
Sipas tij “fëmijët nën moshën 12 vjeç, duhet të mbrohen edhe pse nuk shfaqin efekte të rënda e afatgjatë nga virusi, e vaksinimi i tyre mund të reduktojë qarkullimin viroz.
Është hera e parë që në një dokument zyrtar flitet për vaksinimin e fëmijëve nën moshën 12 vjeç e që iu është shpërndarë të gjitha rajoneve italiane.
Sipas Komisarit të emergjencës pandemike, pritet që në muajin dhjetor kompania farmaceutike Pfizer Biontech të aprovojë vendimin për të vaksinuar dhe fëmijët nga 5 në 11 vjeç.
