Arbi Fortuzi, ka zhvilluar “Vox Pop” në emisionin “Të pathënat” ku qytetarët flasin për ecurinë e Vetingut në sistemin e drejtësisë.
Të shumtë janë ata që thonë se reforma në drejtësi e udhëhequr nga Amerika po bën një punë të mirë për “pastrimin” e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
“Reforma në drejtësi ka ecur shumë mirë, nuk ka korrupsion , po e lufton korrupsionin. Ka bërë hapat përpara dhe them se do të ecë më shumë, përderisa është amerikan në ballë të Vetingut. Afati i Vetingut duhet të zgjatet sepse po i lë në dorë shqiptarëve asgjë s’bëhet”, tha qytetari.
“Jo mirë por ka ecur shkëlqyeshëm, rofshin dhe qofshin. Vetingu shumë mirë, ata që kanë bërë keq të shkojnë tek vendi. Procesi i Vetingut duhet të vijojë ti pastrojnë mirë”, deklaroi qytetari.
“Jo edhe aq shumë por duhet të ecin më shpejt dhe më të saktë. Vetingu prisja më shumë që të fillonte ndëshkimi për vjedhjet. Gjyqtarët që janë largohet duhet të hetohet. Vetingu duhet të zgjatet dhe të dalin gjërat në dritë”, tha një tjetër qytetar.
“Gjërat mira kanë ecur. E mira nuk ka fund, kështu që unë jam i zanatit dhe e di punën e drejtësisë. Vetingu duhet të vijojë me këtë rritëm që është. Rëndësi kanë që janë pastruar shumë”, u shpreh një qytetar.
…
/faxweb
